Shtatë ndeshje janë duke u luajtur momentalisht me orarin e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, mirëpo fokusi është në Francë dhe Angli. Në të gjitha takimet tani kanë përfunduar pjesët e para.
Në kryeqytetin francez Parisi po mposhtet bindshëm nga Bayerni pas pjesës së parë me rezultat 0-2.
Të dy golat i shënoi Luis Diaz. Kolumbiani shënoi në minutën e 4-të dhe 32-të.
Parisi iu anulua një gol i Dembeles në minutën e 22-të nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Po i njëjti futbollist u largua tre minuta më vonë nga loja.
Në përballjen tjetër mes Liverpoolit e Realit ndeshja është baras pas pjesës së parë. Më meritori për këtë rezultat 0-0 është Courtois.
Szoboszlai rrezikoi tri herë për ‘The Reds’ me goditjet e tij, por belgu ishte në vend. Portieri i Realit u tregua në formë edhe në fundin e pjesës së parë kur ndali një goditje të Mac Allisterit.
Reali mundësinë më të mirë e pati rreth minutës së 40-të me Bellingham por goditja e tij u pritë nga Mamardavshvilli.
Në ndeshjet tjera, Atletico po fiton 1-0 ndaj Union SG, Monaco po triumfon me rezultat të njëjtë ndaj Bodo/Glimtit.
Fitore minimale 1-0 po shenojnë edhe Olympiacosi ndaj PSV si dhe Tottenham ndaj Copenhagen./Arbresh.info
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...