Bayern Munich ka arritur të marrë një fitore bindëse në ndeshjen e parë të rrethit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Leverkusenin me rezultat 3-0.
Harry Kane pas nëntë minutave shënoi golin e parë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë Jamal Musiala nëntë minuta pas nisjes së etapës së dytë shënoi edhe golin e dytë.
Leverkuseni mbeti me 10 lojtarë në fushë kur me të kuq u ndëshkua Mukiele në minutën e 62-të.
Ishte përsëri Harry Kane ai që realizoi për 3-0, nga pika e bardhë dhe e vulosi fitoren e bavarezëve.
Ndeshja e kthimit luhet në “Bay Arena” javën e ardhshme./Arbresh.info
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...