Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich po mendon ta përforcojë repartin e sulmit në verë.
Emri i ri në listen e gjigantit gjerman është sulmuesi francez, Moussa Dembele.
Dembele ka shkëlqyer këtë edicion me Celticun në Skoci, duke shënuar 27 gola në të gjitha garat dhe duke dhuruar gjashtë asistime.
Kësisoj Bayern është vënë në ndjekje të talentit francez dhe ka gati një ofertë të lartë për të.
Mediat gjermane kanë raportuar se Carlo Ancelotti është një adhurues i madh i lojës së francezit dhe e ka kërkuar në ‘Allianz Arena’.
Për ta transferuar në Munich, lideri aktual i Bundesligës, ka gati të ofrojë 40 milionë euro.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...