Bayern Munichu thuhet se ka hyrë në bisedime për të transferuar yllin e Lyonit, Corentin Tolisso.
Kampioni gjerman shpreson të nënshkruaj me mesfushorin si një zëvendësues i Xabi Alonsos, i cili tashmë është pensionuar nga futbolli, transmeton portali arbresh.info.
Tolisso, i cili ka shënuar 14 gola brenda 47 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet për Lyonin sezonin e kaluar, në të kaluar ka qenë duke u kërkuar për transferim nga Arsenali dhe Chelsea.
“Blutë” thuhet se janë duke e konsideruar 22-vjeçarin si një zëvendësues i Nemanja Matic dhe ishin duke planifikuar të ofrojnë Kurt Zouman ose Bertrand Traoren për të arritur këtë marrëveshje.
Tolisso ka siguruar pjesëmarrjen në skuadrën kombëtare të Francës këtë vit duke fituar një paraqitje në disfatën ndaj Spanjës./arbresh.info
Ushtarët italianë kryejnë patrullime nëpër Kosovë, KFOR: Me ...
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...