Bayern Munichu është duke i kërkuar me ngulm në këtë afat kalimtar dy anësorë, pas largimit të Franck Ribery dhe Arjen Robenn.
Skuadra gjermane është në garë për transferimin e Leroy Sane, mirëpo Manchester City kërkon 100 milionë euro, teksa bavarezët po ofrojnë vetëm 80 milionë.
Sipas Bild, kampioni i Bundesligas tani është tërhequr edhe nga gara për transferimin e Paulo Dybalas, pasi vlera e tij është shumë e lartë.
Paulo Dybala (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)
‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme ta shesë argjentinasin, por kërkon 150 milionë euro për shërbimet e tij, derisa në garë për të janë edhe Manchester Unitedi dhe Interi.
Bayerni tani do të fokusohet në transferimin e Sane dhe Ousmane Dembele të Barcelonës, mirëpo do të duhet të shesë disa lojtarë.
Bavarezët duhet t’i paguajnë rreth 120 milionë euro për anësorin francez, ndërsa për gjermanin mund të arrijnë deri në shumën e 90 milionë eurove.
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella