Bayern Munich nuk heq dorë nga Kane, rikthehet me një ofertë rekorde
Bayern Munich pritet të kthehet me një përpjekje të fundit për të transferuar Harry Kane nga Tottenham Hotspur përpara fillimit të Ligës Premier këtë fundjavë.
Kampionët gjermanë kanë pasur tashmë të paktën tre oferta për anglezin të refuzuara këtë verë. 30-vjeçari ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij ekzistuese me Spurs dhe duket se nuk dëshiron të nënshkruajë një rinovim.
Sky Sports raporton se Bayern Munich po përgatit një ofertë të re me vlerë rreth 110 milionë euro për kapitenin e Anglisë.
Nëse nuk ri-nënshkruan me Tottenhamin, ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me Bayernin në janar 2024 dhe të përfundojë transferimin falas verën e ardhshme.
Kane mendohet të jetë i etur për një lëvizje në Gjermani, por nuk do të lejojë që saga e transferimeve të zvarritet deri në fund të muajit. Raportimet sugjerojnë se 30-vjeçari dëshiron që e ardhmja e tij të rregullohet para ndeshjes hapëse të sezonit të Tottenham kundër Brentford të dielën.
Spurs përballen me Barcelonën në miqësoren e fundit parasezonale të martën mbrëma. Kane nuk pritet të udhëtojë me skuadrën në Spanjë pasi u paraqit në fitoren 5-1 ndaj Shakhtar Donetsk fundjavën e kaluar. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...