Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Mainz në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit gjerman.
Golin e epërsisë bavarezët e shënuan në minutën e 27-të kur Konrad Laimer bëri një asistim të bukur për Leroy Sane i cili realizoi për rezultatin 1-0.
Ishte pikërisht Laimer ai i cili asistoi edhe tek goli i dytë të cilin e shënoi francezi Michael Olise në minutën e 40-të për rezultatin 2-0.
Në minutën e 56-të mysafirët patën një rast ideal për të ngushtuar epërsinë, por goditjen e dënimit të Nadiem Amirit e ndali për mrekulli Jonas Urbig.
Sane pati mundësinë në minutën e 79-të që të realizojë një super gol, por goditja e tij e fuqishme u ndal nga shtylla.
Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Eric Dier i cili në minutën e 84-të realizoi për 3-0 me kokë pas asistimit të Olise.
Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 75 pikëve të grumbulluara, tetë më shumë se Bayer Leverkuseni në vendin e dytë që ka 67 sosh./Telegrafi/
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...
“Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Mu...
Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, qytetares i vidhen mi...
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Moti i keq në Shqipëri, Rama: Ekipet e angazhuara në terren
48 aksidente trafiku e mbi 1300 gjoba të shqiptuara gjatë nj...