Bayern Munich ka nisur interesimin për yllin e Real Madrid-it, Achraf Hakimi, i cili ka shijuar dy super sezone me Borussia Dortmund.
Sipas Marca, “Bavarezët” do pyesin “Galaktikët” nëse është në shitje maroku dhe sa do kushtojë kartoni i tij, transmeton portali arbresh.info.
Hakimi ka kontratë me Real-in deri në vitin 2023 dhe klubi madrilen ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar mbi rikthimin e lojtarit shkaku që nuk mund t’ia sigurojë pozitën në formacionin e parë, pasi Dani Carvajal vazhdon me formën.

Thuhet se skuadra e Zinedine Zidane mund ta shesë 21-vjeçarin dhe të përforcojë qendërmbrojtjën.
Hakimi e ka bërë të qartë se do i pëlqente rikthimi te Real-i, por vetëm nëse i garantohet pozita e formacionit të parë.
Pos Bayern, interesim për Hakimi-n kanë shprehur top klubet e mëdha, si Juventus, Manchester United, Chelsea, Borussia Dortmund, PSG, Arsenal dhe Tottenham./arbresh.info.
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...