Bayern Munchen ka arritur tjetër fitore në Bundesligë pasi ka mposhtur me rezultat 4-0 Wolfsburgun në kuadër të xhiros së 17-të.
Goli i parë erdhi qysh në minutën e shtatë përmes Thomas Muller.
Pavarësisht rasteve në pjesën e parë, nuk pati më gola.
Në pjesën e dytë, bavarezët shënuan edhe tre gola tjerë.
Ata ishin të shpejtë në realizimin e tyre ku shënuan dy gola tjerë brenda dy minutave.
Në minutën e 57-të, Dayot Upamecano shënoi për rezultatin 2-0, ku menjëherë pas dy minutave, Leroy Sane trefishoi rezultatin.
Tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, nuk mund si të mos shënonte Robert Lewandowski, i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.
Me këtë fitore, Bayerni vazhdon kryesimin në renditjen tabelare të Bundesligës me 43 pikë, ndërsa Wolfsburg gjendet në vendin e 12-të me 20 pikë./Arbresh.info
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...