“Nagelsmann tani ka një problem! Tuchel”, ky është titulli kryesor i “Sport Bild” për situatën te Bayern Munich, duke aluduar shkarkimin e trajnerit Julian Nagelsmann dhe zëvendësimin e tij nga ishi i Chelsea-t.
Bavarezët janë duke vuajtur mungesën e rezultateve pozitive në Bundesliga, duke numëruar 4 javë radhazi pa fitore, 3 barazime dhe humbjen ndaj Augsburg. Ecuri të tillë Bayern nuk e kishte regjistruar që nga sezonin 2001-2002, i cili përfundoi me fitoren e titullit të Bundesliga nga Borussia Dortmund.
Kontradiktor është deri diku fakti që bavarezët po “shkëlqejnë” në fazën e grupeve në Champions League, duke fituar ndaj Inter dhe ndaj kundërshtarit më të fort në grup, Barcelonës, me skuadrën që tjetër fytyrë po tregon në kampionatin vendas dhe krejt tjetër në Europë.
Në Gjermani gjithmonë e më shumë po shtohen zërat se skuadra është e pakënaqur me Nagelsmann dhe fakti që në kampionat nuk po sigurojnë rezultate pozitive lidhet pikërisht me këtë arsye.
Në një situatë të tillë, por edhe përballë faktit se një nga trajnerët më të mirë, Thomas Tuchel, tashmë është pa skuadër, tekniku i Bayern ndihet shumë i kërcënuar për të ardhmen.
Megjithatë nga raportimet theksohet se stafi drejtues i Bayern Munich vazhdon të tregojë mbështetje ndaj teknikut 35-vjeçar.
I pyetur në lidhje me këtë situatë, CEO i Bayern, Oliver Kahn shprehu mbështetjen për Nagelsmann, por gjithashtu la të kuptohet që gjithçka mund të ndodhë.
“Ne nuk merremi me trajnerë të tjerë, jemi plotësisht të bindur për Julian-in. Falë Zotit jemi ende në fillim të sezonit dhe gjithmonë kemi forcën për t’u rikthyer në majë, aty ku na takon”,-theksoi ai, në një deklaratë që përtej mbështetjes brenda saj kishte edhe fjalë që tingëllojnë deri diku paralajmërues./SS
Petkoviq i thotë Sorensenit se përparimi në dialogun me Koso...
Gjykata Speciale vendos vazhdimin e paraburgimit për Kadri V...
Balla: Objektiv kryesor, ngritja e flamurit kuqezi në oborri...
Bastisje në Burgun e Dubravës, përfshihet edhe njësiti speci...
Zyrtare: Axel Gnapi transferohet nga Llapi te klubi rus
Belgjikë, një fëmijë 12-vjeçar i dyshuar për propagandë xhih...