Trajneri i Llapi-t, Tahir Batatina tha se nuk do jep dorëheqje.
Llapi ishte duke fituar 2 – 0 ndaj Besës, mirëpo e pësoi në fund duke mbledhur vetëm një pikë, shkruan portali arbresh.info.
Sidoqoftë, edhe pse ende s’ka fituar ndonjë ndeshje, Batatina ka theksuar se nuk do jap dorëheqje.
“Jo nuk do të jap dorëheqje, do të diskutojmë me skuadrën dhe do e shikojmë se ku jemi duke gabuar. Nuk po kemi aspak fat, Besa na barazoi në minutën e 100-të dhe ne nuk morëm tre pikë nga një ndeshje që e kishim në dorë”, deklaroi ai pas ndeshjes.
Llapi momentalisht renditët në pozitën e fundit të tabelës me vetëm dy pikë./arbresh.info.
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...