Tahir Batatina është deklaruar pas fitores minimale 1-0 të Llapit në derbin ndaj Dritës në kuadër të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ai ka thënë se kanë potencial t’i mposhtin edhe tri skuadrat tjera si Ballkani, Gjilani dhe Prishtina që do të shkojnë në Podujevë, ndërsa ka folur edhe për duelin me Dritën në kupë.
“Besoj se kemi potencial për t’i mposhtur tri skuadrat që do të na vijnë në Podujevë: Ballkanin, Gjilanin dhe Prishtinën”, ka deklaruar fillimisht Batatina për Art Sport.
“99 % e kemi siguruar daljen në Evropë dhe na mbetet vetëm ta sjellim sërish trofeun e Kupës në Podujevë. Llapi synim nuk e ka vendin e katërt, por vendin e dytë dhe mendoj se mund t’ia dalim marrë parasysh përkrahjen që kemi nga tifozët e po ashtu edhe nga kryesia e klubit”.
“Kam menduar se supa e pulës është më e lehtë, por sot kam pasur supë peshku. Shumë herët e kemi shënuar golin dhe kemi parë që mund ta mposhtim Dritën. Kemi qenë të vëmendshëm, kemi krijuar shumë raste dhe besoj se trofeun do ta sjellim në Podujevë. Është dashur ta arrijmë këtë fitore dhe jemi afër objektivit për të qenë në Evropë. Ky është edhe misioni i skuadrës”, përfundoi strategu i Llapit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...