Llapi nuk ka arritur fitore në shtëpi ndaj Feronikelit edhe pse llogariteshin si favoritë për fitore.
Në fund ndeshja përfundoi në barazim 1-1, por që të pakënaqur kanë mbetur vendasit.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ankuar në gjyqtarin kryesor Genc Nuza, për gabime në ndeshje.
“Gjyqtarët pasi që janë vlerësuar nga UEFA, po mendojnë që janë Zot të futbollit. Duket që Feronikeli ka bërë kontratë me Nuzën që ta përcjellë duke ia referuar ndeshjet gjatë gjithë kampionatit. Ai ka bërë gabime sot. Behar Maliqi meritoi kartonin e dytë të verdhë, por ia fali”, deklaroi Batatina pas ndeshjes për Super Sport Kosovën.
Në fund Batatina foli edhe për rrjedhën e ndeshjes duke thënë se humbën një rast të mirë për tu larguar nga ndjekësit.
“Ne nuk guxojmë të gabojmë kështu. Patëm rast që të largohemi nga ndjekësi i parë, por nuk ia dolëm. Ekipi që lufton për titull nuk duhet të bëjë gabime të tilla dhe të pësojë gola të tillë”, përfundoi Batatina.
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...