Zyret e dy klubeve angleze Newcastle United dhe West Hamit janë bastisur si pjesë e një hetimi rreth mashtrimeve.
HMRC thuhet se ka shpërndarë 180 oficerë në Britani të Madhe dhe Francë, gjë që ka rezultuar në arrestimin e shumë personave që janë duke punuar në futbollin profesional, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se hetimet janë kryer te një numër i madh lokalesh në verilindje dhe juglindje të Anglisë.
Një zëdhënës ka thënë gjithashtu se janë bastisur të dhënat financiare, kompjuterët dhe telefonat mobil.
Arrestimet kanë ardhur për shkak të dyshimeve që janë shfaqur mbi taksat dhe mashtrimet në Sigurinë Ndërkombëtare./arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic