Bashkimi ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme ndaj Pejës në xhiron e fundit të sezonit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll.
Sfida përfundoi me rezultat 75-72 në palestrën “Sezai Surroi”, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë i takoi pejanëve që e mbyllën me rezultat 37-44. Mirëpo në dy etapat e fundit vendasit u kthyen fuqishëm dhe në fund arritën triumfin i cili i mban në pozitën e parë.
Lejson Zeqiri ishte më i dalluari tek prizrenasit me 22 pikë. Lojë të mirë bëri edhe Copes që shtoi 13 sosh dhe Bunjaku luajti me 12.
Tek Peja, Amin Hoti pati 17 pikë kurse Morsell 16 tjera.
Pas përfundimit të sezonit të rregullt, Bashkimi e mbyll në pozitën e parë dhe play-offin e nis nga gjysmëfinalja si dhe i përket përparësia e terrenit vendas.
Ndërsa Peja në çerekfinale do të përballet me Golden Eagle Yllin./Arbresh.info
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...