Bashkimi ka arritur të shënoj fitore të madhe me rikthim ndaj GO+ Pejës me rezultat 78-74, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.
Peja e nisi mirë takimin duke krijuar epërsi deri në 20 pikë, teksa pjesën e parë e mbylli me epërsi prej 33-45, shkruan Arbresh.info.
Por në dy periudhat e fundit, pati një Bashkim krejt tjetër dhe deri në fund falë koncetrimit në mbrojtje dhe saktësisë në sulm, arriti ta fitoj ndeshjen.
Më i dalluari në triumfin e portakallinjeve ishte Ike Nwamu me 18 pikë. Lojë të mirë bën edhe Shorter i cili shtoi 17 tjera, dhe Lejson Zeqiri që luajti me 13 sosh.
Tek Peja u dalluan Logan Routt me 20 pikë dhe Arti Hajdari me 19 sosh.
Ky ishte triumfi i 14 i Bashkimit krahas gjashtë humbjeve, ndërsa humbja e Pejës ishte e 10-ta krahas 10 fitoreve./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...