Kampionia e Kosovës në Basketboll në kategorinë e femrave do të vendoset në përballjen e pestë, pasi Prishtina ka barazuar serinë finale në 2:2.
Skuadra nga kryeqyteti ka arritur të fitojë në ndeshjen e katërt të Play Off-it ndaj Bashkimit me rezultat 67:42.
Vendaset e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe ishin të vendosura nga fillimi i përballjes, duke e fituar periudhën e parë 15:9, kurse me lojë të ngjashme vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të thelluar epërsinë, që shkoi deri në 22 pikë, 39:17.
Prishtina u tregua më efikase si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, duke arritur një super seri ndaj Bashkimit.
Në pjesën e dytë, prishtinaset ruajtën epërsinë e lartë, që e krijuan, duke triumfuar në fund 67:42.
Më të mirat te Prishtina u treguan Adrienne Godbold me 18 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime, si dhe Sarah Mgbeike me nëntë pikë, 12 kërcime dhe një asistim, ndërsa te Bashkimi më e mira ishte Aulona Muhadri me tri pikë, por shtoi 14 kërcime dhe tri asistime.
Fituesi i edicionit 2022/2023 do të vendoset në ndeshjen që do të zhvillohet të martën në Suharekë./Arbresh.info/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...