Bashkimi ka arritur edhe fitoren e tretë në serinë gjysmëfinale ndaj Pejës, duke u konfirmuar si finalist i dytë i Superligës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit fituan takimin e katërt të luajtur në “Karagaç”, me rezultat 78-84, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja u kontrollua nga prizrenasit nga minuta e parë e deri në fund.
Më i dalluari në fitoren e Bashkimit ishte, Green me 28 pikë. Lojë të mirë bën edhe Williams me 18 sosh kurse Mckinnis shtoi 17 tjera.
Për Pejën më i dalluari ishte Towns me 27 pikë.
Pas katër ndeshjeve seria shkon në 3-1 dhe Bashkimi prek finalen pas shtatë vitesh ku aty e pret Trepca që mbrëmë eliminoi Sigal Prishtinën./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...