Bashkimi ka arritur fitoren e shtatë në po aq ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën në “Karagaç”, me rezultat 66-71.
Ndeshja nuk nisi aspak mirë për prizrenasit që humbën çerekun e parë me rezultat 26-11, mirëpo u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë për të fituar me rezultat 13-28, shkruan Arbresh.info.
Kështu pjesa e parë mbaroi me rezultat 39-39.
Në dy çerekët e tjerë Bashkimi triumfoi dhe arriti fitoren e shtatë radhazi në elitë.
Më i dalluari ishte Lejson Zeqiri me 18 pikë i ndihumar nga Samir Zekiqi dhe Ëhite me nga 13 sosh.
Për Pejën, Ëells ishte i vetmi që shënoi pikë dyshifrore 10 sosh, teksa vlen të theksohet se luajti dhe Dardan Berisha i cili u rikthye tek Peja ditë më parë.
Pas shtatë ndeshjesh, Bashkimi është lider me 14 pikë, teksa Peja është e pesta me 9 sosh.
Ndeshjen e ardhshme prizrenasit e luajnë ndaj Trepçës në Mitrovicë, kurse Peja pret në shtëpi Vëllaznimin./Arbresh.info
Të paktën 13 të vrarë nga bombardimet në Sudan
Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, ...
Gjyshi në Vushtrri tentoi me forcë ta marr në përkujdesje mb...
Të shtënat me armë në rrugën Isa Kastrati, policia jep detaj...
Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, posedonin mbi një kilog...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan