Bashkimi ka triumfuar në finalen e parë të “Play-off”-it. Prizrenasit fituan ndaj Trepçës me shifrat 84:77 (15:18, 23:14, 25:19, 21:26), për të krijuar epërsinë 1:0.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ku çereku i parë përfundoi 15:18. Por, prizrenasit ishin shumë më të mirë në periudhën e dytë, ku u shkëputën dhe shkuan në pushim me shifrat 38:32.
Pjesa e dytë ishte shumë interesante, me vendasit që kishin epërsi konstante dhe mysafirët që tentuan rikthimin, por nuk ia arritën qëllimit, pasi vetëm ngushtuan rezultatin në 71:67, megjithatë Bashkimi triumfoi në fund 84:77.
Te Bashkimi u dalluan Mack Smith me 22 pikë e tetë kërcime, Jayveous Mckinnis me 13 pikë e 11 kërcime dhe Wendell Green me 22 pikë, kurse te Trepça u dalluan Mikaile Tmusiq me 21 pikë dhe Michael Myers me dhjetë pikë e 13 kërcime.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet të mërkurën në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...
Kurti: Punëtori është shtylla e parë e shtetndërtimit tonë, ...
10 milionë e 400 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve, 5 m...
1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familje...
Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar
Protesta në të gjithë Italinë për 1 Majin, tensionet përshka...