Bashkimi e fiton çerekfinalen e parë të Kupës ndaj GO+ Pejës

21:50 | 8 Janar 2026
D.H

Bashkimi e fitoi ndeshjen ndaj Pejës me rezultat 96-90.

Takimi ishte i ngjeshur me aksione dhe me luhatje të vazhdueshme në rezultat, me të dy skuadrat që shënuan në vazhdimësi dhe kërkuan të kontrollojnë ritmin e lojës. Në fund, Bashkimi e menaxhoi epërsinë në minutat vendimtare dhe arriti ta mbyllë ndeshjen në favorin e vet.

Gjatë çerekut të dytë, ndeshja u ndërpre për disa minuta pas hudhjes së gjësendeve nga tifozët vendas, dhe më pas loja vazhdoi deri në përfundim.

Te Bashkimi, më efikas ishte S. Shorter me 27 pikë, ndërsa I. Cousins kontribuoi me 17 pikë dhe 10 asistime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe T. Bickerstaff me 16 pikë, ndërsa nga banka u dallua I. Nwamu me 11 pikë dhe D. Lake me 10 pikë. Në aspektin ekipor, Bashkimi realizoi 38/73 nga loja, ndërsa u tregua i saktë edhe nga gjuajtjet e lira me 14/21, duke shënuar gjithashtu 56 pikë në zonë dhe 19 pikë nga kundërsulmet.

Te Peja, më i dalluari ishte Dardan Berisha me 20 pikë, i ndjekur nga Eswards me 15 pikë dhe Johnson me 14 pikë. Peja e mbylli ndeshjen me 25/60 nga loja, ndërsa shënoi 33/40 nga gjuajtjet e lira, duke regjistruar 29 pikë nga kundërsulmet.

Shpërndaje në rrjete sociale