Portieri i Real Madridit, Keylor Navas raportohet se i ka thënë Cristiano Ronaldos se dëshiron të largohet për transferim në Premierë Ligë pas interesimit të shfaqur nga Liverpooli.
Reprezentuesi i Costa Ricas ka qenë bartësi i fanellës me numër 1 te Real Madridit rregullit qysh pas transferimit dhe performancave impresive të shfaqura në Kampionatin Botëror 2014, transmeton portali arbresh.info.

Por, pozita e tij ndërmjet portës ka qenë vazhdimisht e kërcënuar nga David de Gea dhe Thibaut Courtois që janë përfolur si zëvendësues të mundshëm të tij. E ardhmja e Navas ishte subjekt gjithashtu e shumë spekulimeve në këtë sezon të tmerrshëm për ‘Los Blancos’ derisa merkato e transferimeve verore po afrohet gjithnjë e më shumë.

Duket që 31-vjeçari tashmë ka marrë vendimin rreth të ardhmes së tij, megjithëse Ronaldo është njëri nga lojtarët që tashmë është në dijeni rreth gjithë kësaj.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Navas ka informuar bashkëlojtarin e tij në Real Madrid duke i thënë: “Po shkoj në Premierë Ligë”.
“Redsat” nga ana tjetër dëshirojnë të nënshkruajnë me Navasin, por nuk janë në gjendje të përballojnë pagën e tij aktuale në Real Madrid./arbresh.info/
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...