
E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të mbetet në dyshime
Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka zbuluar se klubi i ka ofruar Lionel Messit kontratë të re pesë vjeçare, duke e pasur në plan për të mbajtur në skuadër përgjithmonë.
Messi, 31 vjeçar, ka kontratë me Barcelonën edhe për dy vite e gjysmë, ndërsa katalanët kanë filluar të punojnë për zgjatjen e saj.
Kampionët e La Ligas kanë në plan që me kontratën e re, t’i ofrojnë Messi qëndrim të përhershëm në ‘Camp Nou’.
“Lionel Messi do të vazhdojë me ne”, ka thënë Bartomeu, përcjell ‘lajmi.net’,
“Ai është një lojtar i klubit dhe bashkëpunimi do të vazhdojë gjithmonë”.
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...