Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka mohuar që ai ishte përgjegjës për zbulimin e kontratës së Lionel Messit.
Detajet e pagës së argjentinasit u zbuluan në “El Mundo” gjatë fundjavës, gjë që shkaktoi trazira në “Camp Nou”, pasi vetëm një numër shumë i zgjedhur i njerëzve mund të kishin qenë përgjegjës për rrjedhjen.
“Është një çështje shumë serioze dhe është krejtësisht e paligjshme të lëshosh kontrata profesionale,” i tha Bartomeu Esport3, duke mohuar përfshirjen e tij.
“Të flasësh në TV dhe të bësh akuza është e lehtë, por nuk është një shaka dhe kjo do të përfundojë në gjykatë” – theksoi ai.
Messi ka potencuar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj gazetës për publikimin e tyre, ndërsa beson se informacioni ka rrjedhur nga brenda.
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...