Josep Maria Bartomeu ka folur edhe një herë rreth të ardhmes se Lionel Messit. Presidenti i Barcelonës ka thënë se superylli argjentinas mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare.
Sulmuesi i Blaugranëve në verë do t’i mbushë 32 vjet, gjersa në vitin 2017 ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë deri në vitin 2021, por kreu i skuadrës katalunase ka thënë se ai do të qëndrojë edhe më gjatë..
“Dita kur Messi do të pensionohet, unë nuk do të jem më president, pasi edhe unë do ta përfundoj misionin tim”, ka thënë Bartomeu në një intervistë për Daily Mail.
Lionel Messi (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)
“Mendoj se pensionimi është ende një rrugë e gjatë për Messin. Nëse e shikoni golin e shënuar ndaj Liverpoolit dhe fuqinë e topit që kishte, atëherë e shihni që ai është më i fortë se ndonjëherë”.
“Unë shpresoj që të qëndrojë edhe për shumë gjatë me ne, deri në moshën 45 vjeçare”, ka thënë mes tjerash i pari i Barcelonës. /Telegrafi/
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi