Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është gati të sakrifikojë që ta rikthejë Neymar në klub.
Sipas El Confidencial, klubi është gati t’i shes dy yje që ta kthejë 28 vjeçarin në Camp Nou edhe pse ky i fundit ka kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2022.
Kjo do të bëhet që klubi të ketë bilanc sa më të mirë financiar edhe në rast të rikthimit të brazilianit.
Neymar u bashkua me klubin nga Ligue 1 në verën e vitit 2017 për një rekord transferimi në vlerë 222 milionë euro.
Neymar gjatë kohës sa ishte te Barcelona për katër vite kishte zhvilluar 186 ndeshje, ku kishte shënuar 105 gola, duke dhënë edhe 76 asistime.
Ai së bashku me Luis Suarezin dhe Lionel Messi, kishin formuar treshen e famshme MSN, që theu çdo rekord.
Prej kalimit të tij te PSG lojtarë është përballur me shukmë lëndime, duke munguar në 61 ndeshje. /Telegrafi/

Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK