Gjatë intervistës me “Goal”, Franco Baresit iu kërkua të zgjedhë mbrojtësin më të mirë në botë.
Një fron, që sipas tij iu përket dy lojtarëve aktualë. Për emrin e parë, zgjedhja bie mbi një nga interpretuesit më të mëdhenj të rolit në historinë e futbollit spanjoll.
“Duke menduar për mbrojtësit, nuk është e thjeshtë të zgjedhësh një. Besoj se Sergio Ramos ka qenë një nga kryesorët në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Ai ende arrin të jetë i rëndësishëm për Real Madridin, edhe pse nuk është më i ri”.
Por, siç është shprehur tashmë në të kaluarën në deklaratat e tjera, për Baresin, Virgil Van Dijk gjithashtu, duhet të përfshihet në krye të listës së mbrojtësve më të mirë.
“Për Liverpool-in ishte një figurë shumë e rëndësishme me kalibrin e tij, me personalitetin e tij. Vlertësoj shumë atë që arriti t’i përcjellë ekipit. I dha besim Liverpool-it, duke fituar pas shumë vitesh”.
Sidoqoftë, është e vështirë, nëse jo e pamundur, të gjesh dikë që mund të kujtojë Baresi, një lojtar unik nga klasi dhe lidershipi: “Të bësh krahasime nuk është kurrë e bukur, të gjithë shprehin atë që ndiejnë brenda, karakterin e tyre, personalitetin e tyre”. /Telesport/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...