Në ndryshim nga Lautaro Martinez që ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Inter-in për të rinovuar, Nicolo Barella duket se është i gatshëm për të zgjatur qëndrimin e tij te “zikaltërit”.
Sipas raportimeve të medieve italiane Barella pritet të firmos një kontratë të re deri në vitin 2028 apo edhe 2029.
Mesfushori ka aktualisht kontratë që zgjat deri në 2026-ën, por ai është i gatshëm për të qenë me Inter-in edhe për më shumë vite ndaj së shpejtit pritet që palët të firmosin bashkëpunimin e ri.
Ndërkohë sa i përket pagës, pas rinovimit Barella do të marrë 6 milionë euro në sezon plus bonuse./ss
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare