Mesfushori i Interit, Nicolo Barella ka thënë që Antonio Conte ka ndërtuar një ‘ekip perfekt’.
Nerazzurrët përfunduan të dytit në sezonin e parë me Conten në krye, por vazhdoi me titullin e kampionit sezonin pasardhës, duke e sjell Skudeton e parë që nga viti 2009/10.
Barella nuk i kupton kritikat ndaj ekipit të tij dhe mbrojti Interin në një intervistë për “France Football”.
“Edhe para se Atalanta të shënonte gjashtë gola për ndeshje, ne kishim sulmin më të mirë, ne kemi mbrojtjen më të mirë, ne fituam Scudetto”.
“Pse të kritikojmë një ekip që ka bërë gjithë këtë?”, ka thënë Barella.
Mesfushori vazhdoi të vlerësojë punën e trajnerit Conte.
“Ai ka udhëzimet e veta, ato që ne i njohim prej vitesh. Vetëm shikoni ndeshjet, mund ta shihni”.
“Ai është i shkëlqyeshëm në gjithçka, jo vetëm mendërisht, por taktikisht, në stërvitje. Vitin e kaluar ne ishim ekipi i Conte. Këtë vit, ne jemi ekipi perfekt i Contes”, ka nënvizuar ai. /Telegrafi/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...