Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, këmbëngul se zikaltrit dëshmuan se janë skuadër më e fortë sesa Milani, pasi e fituan ndeshjen çerekfinale në Kupën e Italisë.
Derbi della Madonnina i së martës ishte dramatik, duke prodhuar gola, karton të kuq, beteja dhe madje lëndimin e gjyqtarit.
Zlatan Ibrahimovic e kaloi Milanin në epërsi në pjesën e parë, para se të përjashtohej nga loja në fillim të pjesës së dytë pas dy kartonëve të verdhë.
Megjithëse e mbizotëroi Milanin, Inter vuajti derisa e gjeti golin e barazimit, kur Romelu Lukaku shënoi për 1:1 nga penalltia e fituar nga Barella.
Christian Eriksen, i ardhur nga stoli, shënoi gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për t’ia siguruar Interit kalimin në gjysmëfinale në çastet e fundit të ndeshjes.
“Milani është ekip i fortë, por ne dëshmuam se jemi në nivelin e tyre. Në fakt, ne dëshmuam se jemi më të fortë se ata. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”, tha Barella.
Ai shtoi: “Edhe gara për titull në Serie A është e hapur, ata janë të fortë, por ne duam t’i mposhtim të gjithë”.
Në gjysmëfinale, Interi do të takohet me fituesin e çiftit çerekfinal Juventus-SPAL./Gazeta Express/
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein