Derisa vazhdon çështja rreth pavarësisë së Katalonisë, Barcelonës i është shtruar një ftesë e çuditshme që t’i bashkohet ligës së futbollit të Rusisë.
FC Yenisey Krasnoyarsk ka ftuar “Blaugranët” megjithëse edhe vet klubi aktualisht nuk është pjesë e Premierë Ligës së Rusisë, transmeton portali arbresh.info.
Është e qartë që ky gjest është bërë në formë humori pasi klubi njoftoi për propozimin e tyre në rrjetin social Twitter pasditen e së martës.
“Ne tashmë e dimë që Barcelona mund të ndryshojë kampionatin për të mirë, prandaj ne iu ftojmë të merrni pjesë në ligën më të mirë të futbollit – FNL”, shkruan në postimin e tyre.
Më pas llogaria zyrtare e ligës u përfshi në këtë rast duke ngarkuar një foto të Lionel Messit gjatë kohës së tij në Rusi pas ndeshjes së “Blaugranëve” në këtë vend të zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
https://twitter.com/FCEnisey/status/914827902595862532
https://twitter.com/sport_fm/status/914836975890436098
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër