Barcelona ka shitur futbollistin e shumëvlerësuar nga Koreja e Jugut, Lee Seung Woo, te skuadra italiane Hellas Verona por duke i vendosur opsionin për riblerje në këtë marrëveshje.
Anësori fillimisht iu bashkua klubit katalunas si një 13-vjeçar në vitin 2011 dhe përmes akademisë La Masia ka arritur të hyjë në skuadrën B të klubit, transmeton portali arbresh.info.

Pas 20 golave gjatë 34 paraqitjeve me skuadrën e të rinjve të nivelit U20 të Koresë Jugore, Lee ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, përfshirë Borussia Dortmundit.
“Do doja që të vazhdojë zhvillimin dhe të përmirësohem si një futbollist”, ka thënë Lee për ‘Marca’ gjatë muajit korrik.
“Nëse luaj mirë për ndonjë klub tjetër, më pas ndoshta mund të rikthehem më vonë te Barcelona”./arbresh.info/
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...