Barcelona vendos ta dërgoj në huazim talentin Riqui Puig

09:13 | 18 Prill 2020

Riqui Puig llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj të Barcelonës në vitet e fundit.

Mesfushori qendror kishte bërë debutimin me ekipin e parë vitin e kaluar, por pa pasur hapësirat e duhura.

Ernesto Valverde nuk i dha shumë hapësira, por as tani trajneri i ri Quique Setien edhe pse nuk kanë munguar lëvdatat për të.

“Ju i njihni lojtarët kur i shihni çdo ditë. Puig bën shumë gjëra të mira, por edhe duhet të përmirësohet në shumë gjëra”.

“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe me shumë cilësi, por që edhe punon shumë për të bërë gjëra të mëdha”, deklaroi ditë më parë Setien.

Mirëpo mesfushori i talentuar ka zhvilluar vetëm tri ndeshje me ekipin e parë këtë edicion dhe ai e di se janë pakë.

20-vjeçari ka vendosur të largohet në huazim dhe Barcelona ka mirëpritur kërkesën e tij pasi dëshiron që lojtari të rritet edhe më shumë.

E përditshmja katalunase Sport ka zbuluar tri skuadrat spanjolle Real Betis, Celta Vigo dhe Granada që e duan huazimin e lojtarit.

Por opsioni më interesant për të mbetet kampionati holandez ku Ajax Amsterdam ka shprehur interesim për të.

Barcelona është e gatshme ta dërgojë talentin e saj në Ajax, por vetëm me një klauzolë ku parashihen një numër i ndeshjeve se sa do të luaj Puig.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara