Setien do të ulet në stolin e Barcelonës edhe të dielën, kundër Alaves, në ndeshjen e fundit në La Liga për sezonin 2019/20.
Numri një i klubit Josep Maria Bartomeu u takua të premten me Quique Setien dhe sipas ‘SPORT’ vendosën që trajneri të ulet në stol edhe për sfidën e fundit kundër Alaves para se të marrin një tjetër vendim.
Pasi La Liga të përfundojë, skuadra do t’i ketë gjashtë ditë pushim para se të rinisë stërvitjet për Champions League, për ndeshjen kundër Napolit.
Gjatë kësaj kohe Setien dhe klubi do të ulen sërish dhe do të vendosin se cila është më e mira për skuadrën, pasi Liga e Kampionëve është titulli i vetëm që mund ta shpëtojë Barcelonën. /Gazeta Express/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër