Barcelona po vazhdon formën e lartë nën drejtimin e Hansi Flick, ku mbrmë mposhtën Dortmundin në çerekfinale me rezultat 4-0.
Katalanasit po kalojnë në super formë dhe janë në një seri të mirë të ndeshjeve pa humbje, shkruan Arbresh.info.
23 ndeshjet e para të vitit 2025 nuk kanë prodhuar asnjë humbje në të gjitha kompeticionet për të drejtuarit e Hansi Flick.
Gjatë kësaj periudhe numërojnë 19 fitore e katër barazime. Kjo është ecuria më e mirë e fillim vitit që nga ajo e 2016-tës.
View this post on Instagram
Sfidën e ardhshme Barcelona e luan ndaj Leganes në udhëtim të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga.
Barça po lufton në tri fronte për trofe ku është liderë i La Ligas me 67 pikë, katër më shumë se Reali. Tashmë është me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores së parë ndaj Dortmundit.
Si dhe ndodhet në finale të Copa del Rey ku do të përballet me Real Madridin. Kujtojmë se muaj më parë Blaugrana fitoi Superkupën e Spanjës duke mposhtur pikërisht Los Blancos në finale./Arbresh.info
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...