Në vitin 2009, UEFA prezantoi lojën e ndershme financiare për të parandaluar që klubet të shpenzojnë para në mënyrë të pakontrolluar, domethënë të sjellin futbollistët në përputhje me gjendjen e tyre financiare në bankë.
Mirëpo, duket se në Barcelonë nuk i zbatojnë shumë këto rregulla dhe informacionet e fundit që kanë rrjedhur në media thonë se shembulli i gjigantit katalanas do të thotë realisht “fair play” financiar.
Gjegjësisht, përderisa Barcelona ka sjellë futbollistë në vitet e fundit dhe ka shpenzuar 100 milionë euro në dy sezonet e fundit, por ata ende kanë borxhe në klube të ndryshme evropiane.
Domethënë, që nga viti 2022, Leeds pret këstet e para në emër të dëmshpërblimit për Raphinhan në vlerë prej 42.5 milionë euro, Manchester City pret pagesën prej 26 milionë eurosh për Ferran Torres, por këtu nuk përfundon lista e klubeve të cilave Barcelona u ka ende borxh.
Barça i detyrohet Sevillas 24.5 milionë euro për Jules Kounde, ndërsa Bayernit 21 milionë euro për Robert Lewandowski.
Të gjithë pyesin se si është e mundur kjo, por nëse paratë nuk fillojnë të mbërrijnë së shpejti në llogaritë e këtyre klubeve, e gjithë çështja mund të përfundojë në gjykatë.
Kësisoj kriza e Barcelonës vazhdon të jetë, derisa katalunasit presin në verë të shesin ndonjë nga yjet e skuadrës për të paguar disa nga borxhet. /Telegrafi/
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit