Barcelona ka arritur një tjetër fitore në La Liga, duke mposhtur Espanyolin me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së xhiros së 11-të.
Vendasit punën e kryen në pjesën e parë kur realizuan të tre golat, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ishte Dani Olmo i cili realizoi në minutën e 12-të, pas një asistimi të Lamine Yamal.
Ndërkohë 11 minuta më vonë, Raphinha dyfishoi epërsinë e “Blaugranave”.
Dy minuta më vonë, Jofre shënoi për mysafirët por goli u anulua për pozicion jashtë lojë.
Nuk vonoi shumë dhe Olmo realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e Hansi Flick, për të thelluar edhe më shumë rezultatin.
Espanyoli shënoi edhe njëherë tjetër në minutën e 5-8të, por sërish goli u anulua për pozicion jashtë lojë.
Pesë minuta më vonë ishte Puado që ngushtoi epërsinë e Barcelonës në 3-1.
Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund dhe të drejtuarit e Flick, arkëtuan tri pikët e radhës në La Liga, ku pas 11 ndeshjeve kanë 33 sosh, nëntë më shumë se Real Madridi, i cili ka një ndeshje më pak.
Kurse, Espanyoli ndodhet në pozitën e 17-të me 10 pikë të grumbulluara./Arbresh.info
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona