Barcelona dëshiron që ta transferojë mbrojtësin e Arsenal-it, Hector Bellerin.
Bellerin ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2023, por thuhet se është duke konsideruar rikthimin në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari ka bërë mbi 200 paraqitje për ekipin e parë dhe pavarësisht që është ndër lojtarët kryesorë, mund të shitet shkaku që klubi dëshiron të bëjë investime të tjera.

Klubi blaugranas e sheh Bellerin-in si zëvendësuesi adekuat i portugezit Nelson Semedo, i cili është lojtari i vetëm në skuadër për atë pozitë.
Thuhet se takimi mes dy klubeve është bërë, me Arsenal-in që kërkon rreth 20 – 25 milionë euro.
Për Bellerin, interesim kanë shprehur edhe klubet e tjera evropiane, si Atletico Madrid dhe PSG-ja./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...