Barcelona mund të mos ketë mjetet për të bërë nënshkrime të mëdha parash, por ata ende po i mbajnë sytë te përforcimet e mundshme për të ardhmen.
Njëri prej tyre është Florian Wirtz. 20-vjeçari jashtëzakonisht i talentuar po lulëzon nën drejtimin e Xabi Alonsos në Bayer Leverkusen, pasi u rikuperua nga një dëmtim i madh vitin e kaluar. Tashmë ai ka gjashtë gola në shtatë ndeshje.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona është e interesuar për Wirtz, edhe pse pak ekipe nuk do të ishin të prirura për të transferuar yllin gjerman nëse do t’u jepej mundësia.
Megjithatë, në Gjermani çmimi i përfolur dhe i kërkuar nga Leverkuseni për xhevahirin e tyre është plotë 100 milionë euro.
Duket e pamundur që Barcelona të mund të mendojë për të bërë një nënshkrim të kësaj madhësie për të paktën dy vera të tjera, duke qenë se ata janë ende dukshëm në tejkalim të kufirit të pagave të tyre.
Nëse Wirtz nuk ecën përpara, ndoshta ky do të ishte një afat kohor realist për Blaugranët, me gjermanin jashtë kontratës në verën e vitit 2027. /Telegrafi/
Pas fitores në zgjedhje, Përparim Rama sot merr mandatin e d...
Parashikimi i motit për sot
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit