Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të thellë 7-0 ndaj Real Valladolidit në shtëpi në kuadër të javës së katërt në La Liga.
Dominimi i blaugranasve u bë i qartë që nga fillimi i ndeshjes dhe kjo u shpërblye me gol në minutën e 20-të kur Raphinha shënoi për 1-0 pas asistimit të Pau Cubarsit.
Vetëm pak minuta më vonë ata shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të Robert Leëandoëskit (24’) i cili realizoi për 2-0 pas asistimit të Lamine Yamal.
Pak sekonda para përfundimit të pjesës së parë, Jules Kounde (47’) e shfrytëzon një top të kthyer brenda zonës duke çuar topin në rrjetë për 3-0.
Të besuarit e Hansi Flick nuk u ndalën as në pjesën e dytë, ku arritën të shënojnë në portën e mysafirëve edhe në katër raste të tjera.
Për rezultatin 4-0 u përkujdes sërish braziliani Raphinha (64’) i cili reagoi shpejt dhe pa probleme e mposhti portierin Hein.
I njëjti lojtari gjeti sërish rrjetën pas asistimit fantastik të Lamine Yamal, duke shënuar në minutën e 72-të për rezultatin 5-0 dhe duke kompletuar kështu het-trikun në këtë sfidë.
Pas dy shtyllave të goditura, Dani Olmo më në fund u shpërblye me gol dhe këtë e gjeti në minutën e 83-të duke shënuar për 6-0.
Goli i fundit në këtë takim u shënua në minutën e 85-të ku sërish në skenë doli Lamine Yamal i cili asistoi sërish kësaj radhe për Ferran Torres i cili shënoui për rezultatin përfundimtar 7-0.
Pas kësaj ndeshje Barcelona renditet si lider në La Liga me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa pas pauzës me kombëtare do të luajë ndaj Gironës në udhëtim./Telegrafi/
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës ...
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...