Barcelona shkatërron Leganes, prek çerekfinalen

20:53 | 30 Janar 2020

Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Copa del Rey pasi mposhti Leganes me rezultat 4 – 0.

Ekipi i Quique Setien nga minuta e parë ishte skuadër shumë më e mirë dhe me plotë meritë u kualifikuan në fazën tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Antoine Griezmann në minutën e katër zhbllokoi shifrat ndërsa Clement Lenglet në minutën e 27-të dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte Lionel Messi trefishoi rezultatin për vendasit në minutën e 59-të, derisa golin e katër e shënoi Arthur në minutën e 78-të, ndërsa golin e pestë dhe të dytin personal e shënoi Lionel Messi në minutën e 88-të.

Kundërshtari i radhës për kampionin e Spanjës do kuptohet pasi të hedhet shorti./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara