Pasi shkarkoi trajnerin, Barcelona ka shkarkuar në orët e mbrëmjes edhe drejtorin sportiv, Eric Abidal.
Klubi me anë të një komunikate e ka falënderuar publikisht Eric Abidalin për profesionalizmin e tij, përkushtimin, dedikimin dhe natyrën e tij të afërt e pozitive në të gjitha aspektet me familjen Blaugrana.
Por, FC Barcelona dhe Eric Abidal kanë arritur marrëveshje që të përfundojnë kontratën në pajtim të dy palëve.
Barcelona ka filluar një spastrim në skuadër pasi që humbi me rezultat të thellë 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Me herët ata kishin shkarkuar edhe trajnerin e skuadrës Quique Setien. /GazetaExpress/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...