Barcelona ka fituar ndaj Getafës duke e mundur me rezultat të thellë 6-0. Që prej minutës së parë skuadra vendase e pati kontrollin e lojës dhe pa asnjë problem e mposhti bindshëm skuadrën e Getafës.
Në minutën e 9, Messi e shënoi golin e parë nga penalltia, kurse goli i dytë erdhi në minutën e 25 nëpërmjet Suarez.
Në pesë minutat e ardhshëm Neymar dhe Xavi shënuan për 4-0, kurse rezultatin e pjesës së parë 5-0 e vulosi Luis Suarez në minutën e 40.
Barcelona e nisi mirë pjesën e dytë dhe vetëm pas dy minutave Messi shënoi edhe një herë për rezultatin 6-0.
Pas kësaj ndeshje Barcelona vazhdon të jetë kryesuese me 84 pikë, kurse skuadra e Getafës është e 13, me 36 pikë të grumbulluara./Atbresh.info/
Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga k...
Momenti kur burrit i bie të fikët në spital ndërsa shikonte ...
Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masa...
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...