Barcelona po vazhdon me formën e mirë në La Liga, pasi sot regjistroi edhe fitoren e tretë radhazi për t’u ngjitur në pozitën e tretë në tabelë.
Skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi në udhëtim te Elche, në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar në “Manuel Martinez Valero” përfundoi me rezultatin 1:2.
Katalunasit e fituan këtë ndeshje me përmbysje të rezultatit, falë golave të Ferran Torresit dhe Memphis Depayt në minutat 60 dhe 84. Depay shënoi nga pika e bardhë.
Ndërkaq, për vendasit golin e shënoi Fidel në minutën e 45-të.
Barcelona tani me 48 pikë renditet e treta në tabelë, kurse Elche ndodhet në pozitën e 14-të me 29 pikë.
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...