Legjenda romake Francesco Totti, u përshëndet me tifozët dhe klubin pas fitores 3:2 ndaj Genoas në xhiron e fundit të sezonit, ku Roma siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
“Kam qarë, sikur i çmendur! Nuk mund të harroni 25 vjet si këto. Nuk mund të flas shkurt për 28 vjet. Do të doja ta bëja me një këngë apo poezi, por s’jam i mirë në to. Jam përpjekur të përshëndetem me këmbët e mija, sepse kjo më dukej më lehtë. Më vjen keq nëse gjatë kohëve të fundit s’kam qartësuar mendimet e mija, por nuk ishte e lehtë të largohem”, tha Totti.
“Tani po frikësohem. Është sikurse kur je para golit kur ke për të gjuajtur penaltinë. Këtë herë nuk po shoh se çfarë po më pret në të ardhmen. Këtë herë kam nevojë për ju dhe përkrahjen tuaj. Atë që më keni dhuruar gjithmonë”, iu drejtua i emocionuar Totti tifozëve.
Tani, legjenda e Romës është përshëndetur edhe nga Barcelona.
“Totti, legjendë”, ka shkruar Barcelona në rrjetet sociale, duke postuar një fotografi të italianit me Leo Messin. 786 ndeshje, 307 gola, 123 asiste, 71 penalti, 58 paraqitje për Italinë, 40 vjeçar, 25 sezone, 20 trajner, 3 dekada, një klub, Mbreti i Romës, ky është Francesco Totti, lamtumirë legjendë.
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...