Barcelona që sezonin e kaluar u dallua për sulmin e saj të pamëshirshëm, këtë edicion po përballet me një problem të dukshëm: linjën e lartë mbrojtëse, e cila shpesh po shfrytëzohet nga kundërshtarët.
Megjithatë, mbrojtësi Pau Cubarsi ka bërë të qartë se trajneri Hansi Flick nuk ka ndërmend të ndryshojë filozofinë e tij taktike.
“Kjo është filozofia që trajneri dhe stafi na mësojnë çdo ditë. Vitin e kaluar e zbatuam në mënyrën që ai kërkonte dhe na funksionoi mirë”.
“Mendoj se duhet ta vazhdojmë këtë dinamikë edhe këtë sezon, sepse nëse na dha rezultate vitin e kaluar, mund të na funksionojë sërish. Ka gjëra që duhen përmirësuar, por mënyra e lojës dhe filozofia janë aty”.
Deklaratat e 17-vjeçarit vijnë pas dy humbjeve radhazi të Barcelonës – 2-1 ndaj PSG-së dhe 4-1 kundër Sevillas. Sipas Cubarsi, pushimi ndërkombëtar ka ardhur në momentin e duhur për skuadrën.
“Vijmë pas dy humbjeve, gjë që nuk ndodh shpesh, por besoj se ky pushim do të na ndihmojë të rikuperojmë energjitë. Do të jetë mirë të shkëputemi pak nga futbolli dhe të mos mendojmë për ato ndeshje. Ato janë tashmë pjesë e së kaluarës. Duhet të përballemi me të ardhmen dhe të rikthehemi më të fortë”, përfundoi mbrojtësi katalanas.
Barcelona renditet e dyta në La Liga, dy pikë prapa liderit Real Madrid.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari