Gjiganti në La Liga, Barcelona është e vendosur për të rritur përpjekjet e tyre për të transferuar mbrojtësin e Palmeiras, Yerri Mina, gjatë javëve të ardhshme.
Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili tashmë ka bërë nëntë paraqitje për skuadrën kombëtare të Kolumbisë, është vlerësuar si ylli i së ardhmes në Amerikën Jugore dhe është emëruar mbrojtësi më i mirë brazilian në ligën kryesore gjatë sezonit të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i Minas ka pranuar në fillim të këtij viti që një marrëveshje është shtruar për të siguruar transferimin e futbollisti në Camp Nou gjatë vitit 2018, por duket që “Blaugranët” dëshirojnë të arrijnë shërbimet e tij gjatë kësaj merkato.
Interesimi i papritur nga Barcelonës për të nënshkruar menjëherë nga Minan vjen si rezultat i dështimit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Inigo Martinez të Real Sociedadit./arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...