Barcelona ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang, megjithatë zyrtarizimi mund të mos ndodhë sonte, edhe pse afati kalimtar mbyllet në mesnatë.
Kjo pasi që ai po vjen nga Arsenali si lojtar i lirë, kështu që nuk ndikohet nga afati i fundit i merkatos.
Fillimisht u raportua se Barcelona dhe Arsenali nuk u pajtuan rreth huazimit të Aubameyangut, ndërsa tani Barcelona ka arritur marrëveshje që ta marrë falas sulmuesin gabonez.
Ai do të nënshkruajë kontratë gjashtë mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Bashkimi me pesë herë kampionët e Evropës zgjidh problemet që kanë lindur mes Arsenalit dhe Aubameyang që kur iu hoq shiriti i kapitenit dhe u detyrua të stërvitej. /GE/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...