Agjenti i sulmuesit të Inter-it, Lautaro Martinez do takohet me zyrtarët e Barcelonës në ditët e ardhshme për të diskutuar kalimin të klubi katalunas.
Barcelona ishte e lidhur me argjentinasin në fillimin e afatit veror, pasi Lautaro shënoi 21 gola në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, klubi katalunas nuk e pagoi klauzolën e blerjes prej 111 milionë euro, e cila ka skaduar dhe gjiganti italian ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës.

Sipas Diario Sport, Barcelona do provojë edhe një herë për transferimin e Martinez-it dhe do ofrojnë rreth 80 milionë euro.
Nëse nuk arrihet marrëveshja, Barcelona do vihet pas sulmuesit të Lyon-it, Memphis Depay, kartoni i të cilit vlen 30 milionë euro./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...