Copa Del Rey rikthehet në aksion, ndërsa Barcelona do të përballet nesër me Sevillën.
Ramon Sánchez-Pizjuán do të jetë arena ku dy prej ekipeve më në formë në Spanjë do të përballen me njëri tjetrin.
Për këtë takim, Ronald Koeman ka vendosur të thërrasë lojtarët e mëposhtëm: Ter Stegen, Sergio, Griezmann, Messi, O. Dembélé, Riqui Puig, Neto, Lenglet, Pedri, Trincao, Jordi Alba, Matheus, De Jong, Umtiti, Junior, Iñaki, Mingueza, Ilaix, Collado dhe Konrad.
Gerard Piqué, Ronald Araujo, Philippe Coutinho, Sergi Roberto, Ansu Fati janë jashtë për shkak të dëmtimit dhe tre lojtarë të tjerë janë shtuar.
Sergiño Dest ka shqetësime muskulore në kofshën e tij të djathtë. Miralem Pjanic ka shqetësime në këmbën e majtë. Martin Braithwaite ka një zgjatim të muskujve në aduktorin e kofshës së djathtë. /Gazeta Express/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira